Këshilltarët e Koçanit e riemëruan rrugën “VMRO” në “Marshall Tito”

Shumica e Këshilltarëve të Komunës së Koçanit e kanë kthyer emrin e njërës ndër rrugëve qendrore, që disa dekada e ka mbajtur emrin e presidentit të Ish Republikës së Jugosllavisë, Josip Broz – Tito, njofton Portalb.mk.

Këshilltarët nga koalicioni i LSDM-së e kanë ndërruar emrin e rrugës në “Marshall Tito” me përkrahje të një këshilltari. Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në kohën kur është votuar propozimi, e ka lëshuar seancën e Këshillit.

Këshilltari nga LSDM, Bllagoj Sitnovski tha se nuk ka diçka kundër që ndonjë rrugë tjetër në Koçan në të ardhmen ta mbajë emrin VMRO, por nuk duhet që të harrohet personi i historinë sonë pesëdhjetëvjeçare, me ndihmën e të cilit u vendosën themelet e Republikës së Maqedonisë.

Emri i rrugës “Marrshall Tito” u ndërrua në “VMRO” bashkë me 18 emra të rrugëve të Koçanit në vitin 2014, kur shumicën në Këshill e kishte VMRO-DPMNE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button