Gjykimi për “Dhunën në Kuvend” është shtyrë për shkak se i akuzuari Markovski është i sëmurë

Në Gjykatën Penale sot duhej të mbahej seancë gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, por Gjykata Penale e ka shtyrë seancën për shkak gjendjes shëndetësore të Sashko Marcovskit dhe seanca do të vazhdojë të premten, me 2 nëntor, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ndërpreu edhe seancën e djeshme për të enjten e përgjakshme pasi mjekët e kanë kontrolluar të akuzuarin, dhe mjeku e njoftoi gjykatësen se nevojitet që ai të transferohet në spital, ku duhet t’i bëhet incizim i rengenit.

Seanca e sotme duhej të ishte e treta me radhë për këtë javë dhe ndodhet në procedurën e dëshmive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button