Tetovë, janë gjetur më tepër se 1 kilogram sasi droge marihuanë në një shtëpi

Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, Fatmir Rexhepi sot në konferencë për media njoftoi se dje është kryer bastisje në një shtëpi ku janë gjetur më shumë se 1 kilogram marihuanë, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë vazhdon me aktivitetet intensive të cilat merren me zbulimin dhe sanksionimin e personave të cilët merren me prodhimin ilegal, lëshimin në përdorim të substancave narkotike dhe drogave psikotrope. Kështu që gjatë ditës së djeshme në një kontroll aksion për bastisje në shtëpinë e 54-vjeçarit N.I. që gjendet në rrugën ‘Mihajllo Rajçeviç në Tetovë. Është kryer bastisje me prezencë të prokurorit publik ku janë gjetur më tepër se 1 kilogram sasi droge marihuanë dhe 13 litra lëng me përmbajtje të panjohur deri më tani”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi zëdhënësi, Sektori i Punëve të Brendshme Tetove ka kryer bastisje edhe në një lokacion tjetër në rrugën “29 Nëntori” në një shtëpizë të vogël me derë dhe dritare metalike në të cilën janë gjetur rreth 45 thasë të polietilenit me marihuanë ku janë dokumentuar dhe janë marrë për ekspertizë.

Personi N.I. nga Tetova është privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme do të dele para gjykatësit hetues me padi penale adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button