Neymar nën presion për Chelsean

Reprezentuesi brazilian dhe përforcimi i më i ri i Chelseat, Oscar, i ka bërë thirrje publikisht shokut të tij të ekipit kombëtar në Olimpiadë, Neymar që ti bashkohet atij në klubin e ri.

“Ne jemi tani në Londër, kemi luajtur së bashku dhe shfrytëzoj çdo mundësi që të bind Neymarin se Chelsea është klub i duhur për zhvillimin e karrierës së tij. Kur vjen koha për të lëvizur në klubet evropiane, unë jam gati që ti ndihmoj atij. Ky është një klub i cili është kampion evropian dhe është përforcuar më së shumti”, tha Oscar.

Megjithatë që shumë kohë mediat po raportojnë se sulmuesi brazilian është shumë pranë kalimit në klubin spanjoll, Barcelonë, i cili klub thuhet se deri më tani ka paguar mbi 10 milionë euro për këtë super talent.

Lajme të ngjashme

Back to top button