Rangellova: Turpërohem që u ngrita ditën që u votua, kjo vepër ishte jonjerëzore dhe u largova duke qarë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova në intervistën e mbrëmshme për TV 24 tha se ajo personalisht turpërohet nga veprimi i etiketimit të deputetëve të cilët votuan për nevojën e ndryshimeve kushtetuese me atë që deputetët e tjerë të VMRO-DPMNE-së u ngritën nga karriget në momentin e votimit, përcjell Portalb.mk. 

“Nuk do të jap dorëheqje si deputete, pasi mandatin e kam fituar nga qytetarët. Unë do të funksionoj në kuadër të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese. Ka qenë gabim që në të kaluarën kam heshtur dhe tani dua t’i përmirësoj gabimet. Derisa Gruevski ishte në krye, kishte propozim që të largohen reformatoret, unë dhe disa të tjerë ishim kundër kësaj. Unë turpërohem nga ai veprim i imi që të ngritëm në këmbë derisa u votua për ndryshimet kushtetuese. Në periudhën e kaluar u përhap një propagandë dhe vlerësova se nëse do të vazhdoja të ulesha bashkë me ata do të më etiketonin edhe më shumë. Unë nga ajo mbledhje u largova duke qarë. Ajo vepër ishte jonjerëzore dhe turpërohem, ka thënë Rangellova.

Daniela Rangellova dha dorëheqje nga funksioni kryetare e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button