Bezhovska: Qytetarët e Maqedonisë kultivojnë kulturë kursimi

 “Kursimi është pa dyshim i rëndësishëm nga aspekti i individit, po ashtu edhe për përparimin e plotë ekonomik dhe qëndrueshmërinë e stabilitetit makroekonomik”, tha Anita Angellovska – Bezhovska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në Asociacionin Bankar të Maqedonisë, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Kursimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo theksoi se kursimi është i rëndësishëm për çdo individ ose familje, ai është hapi themelor dhe më i rëndësishëm drejt sigurimit të së ardhmes së sigurtë financiare në afat të gjatë.“Kam kënaqësinë të konstatoj se qytetarët e Maqedonisë kultivojnë kulturë të kursimit në sistemin bankar. Gjatë 10 viteve të fundit depozitat e përgjithshme mesatarisht rriten me shkallën prej rreth 8 për qind në nivel vjetor që ka kontribuar për rritjen e konsiderueshme të kursimit prej rreth 10 për qind të pikëve nga BPV, duke arritur nivelin prej 55 për qind të prodhimit vendor”, theksoi Bezhovska.

Shkalla e kursimit të përgjithshëm amvisëror është veçmas e ulët në vendet e Evropës Juglindore, ku është rreth 17 për qind, përfshirë edhe në Maqedoni ku është afër mesatares në këtë rajon.

Ministri i Financave i Republikës së Maqedonisë, Dragan Tevdovski, deklaroi se Ditën Botërore të Kursimit e presim nivel të lartë të investimeve kursimore prej 345 miliardë denarë ose 5.6 miliardë euro.

“Këto janë lajme të mira, masa depozitare është e rëndësishme për stabilitetin e sistemit financiar. Po ashtu depozitat ndikojnë për ecurinë e ekonomisë. Likuiditeti i rritur i bankave kontribuon për kreditim më të lartë, kjo nga ana tjetër ndikon në rritjen e konsumit privat dhe aktivitetin investues të ndërmarrjeve”, theksoi Tevdovski.

Me rastin e Ditës Botërore të Kursimit nëpunësve më të mirë në baka dhe kursimore u janë ndarë plako për rezultate më të mira në ushtrimin e aktiviteteve të punës.

Dita Botërore e Kursimit është vendosur më 31 tetor të vitit 1924 gjatë Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Kursimoreve në Milano, Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button