(VIDEO) Amerikanët në Mars! Curiosity zbarkon me sukses

Një mjet eksplorues amerikan zbriti me sukses në planetin Mars sot rreth orës 5 e 30 minuta sipas Griniçit. 

Roveri me energji bërthamore, “Curiosity” do të eksplorojë gjurmët e mikrobeve në planetin Mars. Ajo do të marrë gjithashtu imazhe dhe të dhëna nga planeti. Por së pari ajo duhet të ulet në planet, duke i dhënë fund udhëtimit të saj tetë mujor.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se zbritja e “Curiosity” që po udhëtonte me një shpejtësi mbi 20 mijë kilometra në orë ishte më sfiduesja e provuar ndonjëherë. 

Ajo pati vetëm shtatë minuta kohë për të përdorur parashutën, raketa dhe një vinç qiellor për të ulur shpejtësinë e saj dhe për të prekur më në fund sipërfaqen e planetit Mars./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button