Qeveria do të ndryshojë një ligj për të përcaktuar pagat e zëvendëskryeministrave

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është duke përgatitur ndryshime në Ligjin për paga dhe kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, që të mund të përcaktojë pagë për zëvendës kryetarët e Qeverisë, Koço Angjushev, Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Hazbi Lika, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Me miratimin e Vendimit nr. 87/2017 të Gjykatës Kushtetuese në mbledhjen e mbajtur më 21 shkurt të vitit 2018 u shfuqizua neni 14 që është pjesë e Ligjit për paga dhe kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë në pjesën ‘nënkryetar i Qeverisë’. Me shfuqizimin e kësaj pjese të nenit 14 të Ligjit, u shfaqe boshllëk për përcaktim të pagave të zëvendës kryetarëve të Qeverisë së RM-së”, thuhet në arsyetimin e Ministrisë për punë dhe politikë sociale të publikuar në ENER.

Shtohet se propozimi i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për paga dhe kompensime të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë ndryshohet neni 14 me të cilin mundësohet përcaktimi i pagave të zëvendës kryetarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Sipas rregullores së deritanishme, zëvendës-kryeministrat kanë marrë rrogë prej 91.712 denarë duke pasur parasysh se bazë për përllogaritje të pagës është paga mesatare mujore e paguar për kokë të të punësuarve në Republikën, për vitin paraprak, që sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë ka qenë 22.928 denarë që shumëzohet me koeficient 4 aq sa në nenin e kontestueshëm 14, ishte paraparë për funksionin nënkryetar i Qeverisë.

Koeficienti për përllogaritje për anëtar të Qeverisë përkatësisht ministër është më i ulët dhe është deri 3,70.

Përndryshe, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë, në shkurt të këtij viti, shfuqizoi një pjesë të nenit 14 nga Ligji për pagë dhe kompensime të deputetëve dhe konstatoi se funksioni nënkryetar i Qeverisë nuk ekziston në qarkullimin juridik të Republikës së Maqedonisë së këtejmi, për atë funksion, nuk mund të përllogaritet koeficient i posaçëm i pagës.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndër tjerash, është theksuar se nga analiza e Ligjit për paga dhe kompensime të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën rezulton se ligjvënësi ka caktuar koeficient për përcaktim të pagës së kryetarit të Qeverisë, nënkryetarit të Qeverisë dhe anëtarëve të Qeverisë.

“Megjithatë, prej dispozitave të Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë rezulton se Qeverinë e përbëjnë kryetari i Qeverisë dhe ministrat dhe nuk ekziston funksion nënkryetar i Qeverisë. Së këtejmi rezulton se me Ligjin për paga dhe kompensime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën u përcaktohet pagë për funksion që në Republikën e Maqedonisë nuk ekziston “, thuhet në vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button