Vetura përplaset në autobus, 2 të vdekur në Radishan

Mbrëmë në lagjen Radishan ka ndodhur një aksident rrugor ku një veturë është ndeshur me një autobus të NPT.

Vetura ka lëvizur në drejtim të Radishanit, ndërsa autobusi në drejtim të qytetit. Vozitësi tridhjetë e katër vjeçar dhe bashkëvozitësja e tij tridhjetë e një vjeçare, të dy nga Shkupi kanë humbur jetë në këtë aksident, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime.

Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 21.20. mësohet se vozitësi i veturës “Mercedes” ka vdekur në vendin e fatkeqësisë, ndërsa 31-vjeçarja e cila ka qenë me të në veturë është dërguar në spitalin e Shkupit, ku ka ndërruar jetë. 

Në këtë ndeshje vozitësi i autobusit dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
Sipas banorëve të Radishanit, zhurma tronditëse e ndeshjes është dëgjuar gjithandej./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button