Titulli nuk guxon ta hutojë lexuesin

Burimi: KriThink

Titujt duhet të jenë sa më të drejtpërdrejtë, mbresëlënës, ta tërheqin vëmendjen e lexuesve, por për fat të keq, gjithnjë e më shpesh janë me kuptim të dyfishtë, hutues, të paqartë…

Shkruan: Аleksandar Pisarev

Pavarësisht se a bëhet fjalë për portale apo për media të shkruara, është e qartë se tekstet shpesh janë të pajisura keq, ndërsa titujt janë hutues, shumë të gjatë, manipulues … Titulli duhet të jetë informativ, ekspresiv, i shkurtër dhe gjithsesi i qartë, e jo konfuz. Është e natyrshme që ai të ndërlidhet me mbititullin, por mund të qëndrojë edhe vetë.

Në kohët e fundit, lajmet zakonisht nuk kanë mbititull, ndërsa autorët përpiqen që në titull ta tregojnë gjithë lajmin, e kjo është gabim.

Autorët harrojnë se titulli është reklamë për tekstin, një vitrinë tërheqëse të cilën lexuesi duhet ta shikojë dhe që do ta ftojë ta lexojë tekstin. Në dekadat e fundit titulli ka përjetuar evolucion, dhe me sa duket edhe më tutje do të vazhdojë të ndryshojë. Në veçanti, në epokën e teknologjive të reja, mediat janë të ngarkuara me lajme dhe për këtë arsye titujt duhet të jenë sa më të drejtpërdrejtë, mbresëlënës, ta tërheqin vëmendjen e lexuesve. Për fat të keq, gjithnjë e më shpesh ato janë me kuptim të dyfishtëhutuestë paqartë

Elementet shoqëruese të titullit janë edhe mbititulli dhe nëntitulli. Mbititulli mund ta paraqesë lokacionin e ngjarjes dhe të kontribuojë për ta kursyer titullin, gjegjësisht ta shkurtojë atë. Ndërsa në nëntitull mund të merret një pjesë nga teksti dhe në varësi nga përmbajtja, mund të ketë tre-katër fjali. Mirëpo, ka tituj në të cilat tregohet i gjithë lajmi.

Titulli duhet ta tërheqë vëmendjen dhe ta paralajmërojë ngjarjen që së paku shkurtimisht ta tërheqin vëmendjen e lexuesve. Gjatë caktimit të titullit, gazetari duhet të futet në rolin e lexuesit, duhet të ketë ndjesi për titull, të ketë kujdes për konstruksionin e fjalisë dhe pasurinë e gjuhës në të cilën shkruan.

Titulli nuk duhet të ketë më shumë se tre – katër fjalë. Titujt e gjatë i lodhin lexuesit. Titulli nuk duhet të shpikë, ai duhet ta pasqyrojë thelbin e informacionit.

Kjo pjesë e rëndësishme e pajisjes së tekstit duhet t’i përshtatet edhe gazetës për të cilën është shkruar edhe zhanrit. Toni i titullit duhet të jetë në përputhje me tekstin. Nëse teksti është serioz edhe titulli duhet të jetë serioz, nëse teksti është i hokatar, ose me përmbajtje gazmore, edhe titulli duhet të jetë i tillë. Nëse duhet të ngjallë emocione atëherë duhet ta prekë lexuesin në “tel”.

Citimi i deklaratës së dikujt në titull zakonisht është i panevojshëm, por për fat të keq është duke u bërë dukuri shumë e preferuar. Përdorimi i tepërt i citimeve në titull është pasojë, me gjasë, e faktit se kjo është mënyra më e thjeshtë për të arritur deri te titulli. Përdorimi i shpeshtë i citimeve në titull çon në  devalvim të fuqisë së citimit. Si rregull, vetë forma (dy pikat, thonjëzat,) i bëjnë me dije lexuesit se bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme, kështu që zhgënjimi është shumë i madh nëse këto pritje nuk përmbushen.

Insistimi i vazhdueshëm në sensacionalizëm është i keq si për titujt ashtu edhe për tekstet, e më së shumti për mediat që veprojnë kështu. Herët ose vonë, kjo praktikë çon në një situatë në të cilën titulli përmban diçka që nuk është në tekst.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button