Qeveria ka propozuar vazhdimin e gjendjes së krizës në pikat kufitare në jug dhe veri

Qeveria e Maqedonisë ka propozuar që të vazhdohet gjendja e krizës në kufirin jugor dhe atë verior deri më 30 qershor të vitit 2019, me qëllim që të rriten masat për parandalimin e hyrjes dhe transitimin e emigrantëve në territorin e Maqedonisë. Propozimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në dy pikat kufitare është dorëzuar në Kuvend, ku pritet që të shqyrtohet dhe të votohet në seancë plenare, njofton Portalb.mk.

Sipas Qeverisë, qëllimi i vazhdimit të vendimit është që të sigurohet në vazhdimësi kryerja e aktiviteteve nga ana e pjesëtareve të armatës dhe forcës së sigurisë së Ministrisë për Punë të Brendshme, në funksionin e mbrojtjes së kufijve shtetëror.

Gjendja e krizës në kufijtë e Maqedonisë është shpallur në verë të vitit 2015, në kohën kur vendi u prek nga vala e emigranteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button