Shekerinska ushtarëve të rinj: Fjalët patriotizëm, guxim janë mënyra e juaj e jetesës

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot dorëzoi kontratat për punë 125 ushtarëve të rinj profesionistë në kazermat Ilinden, grup i dytë i ushtarëve që këtë vit ripërtërinë përbërjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Shekerinska iu uroi mirëseardhje ushtarëve profesionistë të sapo pranuar në familjen e madhe të ushtrisë, ku së bashku me kolegët e tyre më të vjetër dhe më me përvojë, do të jenë shtylla kryesore e shtetësisë dhe sovranitetit të atdheut.

Ministrja tha se pas pranimit të 125 ushtarëve profesionistë të rinj, menjëherë i qasemi shpalles së konkursit të tretë publik, me çka këtë vit do të kompletohet pranimi  i gjithsej 375 ushtarëve në radhët e ARM-së.

“Për shumë njerëz, politika dhe sinqeriteti janë dy linja paralele që kurrë nuk preken, por unë nuk pajtohem. Mendoj se pa ndershmëri, pa sinqeritet për problemet, pa transparencë, nuk mund të ketë sukses në zgjidhjen e asnjërit nga këto probleme dhe për këtë arsye në fillim të këtij viti ne përpiqemi që atë që e paralajmërojmë edhe ta zbatojmë. Pikërisht në fillim të këtij viti kemi premtuar se 2018 do të jetë vit i përtëritjes së ARM-së dhe se gjatë këtij viti do të shpallim tre konkurse mpërmes së cilave ARM do të forcohet me 375 ushtarë të rinj profesionist. Ne kemi mbajtur fjalën në drejtim të prioriteteve tona strategjike”, tha ministrja.

Ftesa për t’u bashkuar me Aleancën është një fakt dhe realitet dhe bisedimet e pranimit me NATO-n tashmë kanë filluar, për të cilat ministrja shprehu shpresën se do të përfundojnë shpejtë, me efikasitet dhe me cilësi.

“Ju jeni të parët që do të ndjeni shumë drejtpërdrejtë në punën tuaj të përditshme, përfitimet e anëtarësimit në NATO. Ju mund të krijoni prestigj edhe më të madh edhe për ju si profesionistë, por edhe për ushtrinë që përfaqësoni dhe këtë do ta bëni me ushtritë më të fuqishme në botë të vendeve më të zhvilluara në botë. Do të keni mundësinë të jeni krenar që secili prej jush me punën tuaj, këmbëngulje dhe profesionalizëm do të jetë në gjendje të japë një kontribut personal në këtë proces të integrimit që do të sjellë një epokë të re për Maqedoninë si anëtare e 30-të e aleancës së NATO-s”, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se Armata është një institucion që gëzon reputacionin më të lartë në mesin e qytetarëve të Maqedonisë dhe se kjo është një arsye më shumë për të punuar vazhdimisht në zhvillimin e saj.

“Buxheti i Armatës këtë vit është rritur me 15 për qind, dhe do të vazhdojë të rritet me një dinamikë saktësisht të përcaktuar çdo vit të ardhshëm. Ne nuk do të heqim dorë nga kjo dhe për këtë arsye kemi ndërmarrë një detyrim para jush dhe aleatëve tanë.

Ju hyri në Armatë në të cilën punonjësit këtë vit, pas shumë viteve neglizhence fillimisht fituan një rritje të pagave prej 10 për qind … Ajo që ne dëshironim  të arrijmë këtë vit është të tregojmë rezultate në drejtim të sfidave themelore me të cilat Armata për fat të keq ballafaqohet, të tilla si uniforma dhe çizme. Këtë vit për herë të parë kemi arritur të nënshkruajmë një kontratë për blerjen e çizmave, të cilat do ta zgjidhin këtë problem për secilin prej pjesëtarëve tanë. Ne vazhdojmë me blerjen e uniformave të reja, të cilat jam e bindur se do të jeni ndër të parët që do t’i vishni. Këto janë tema që nuk duhet të zënë një hapësirë ​​të madhe në diskutimin tonë të tanishëm, por janë tema që shumë vite nuk janë zgjidhur “, tha ministrja dhe shtoi se vitin e ardhshëm Ministria do të jetë në gjendje të përqëndrohet në procesin kyç – modernizimin dhe pajisjimin që do të sjellin teknikë dhe teknologji të re dhe të avancuar.

Ministrja porositi ushtarët profesionistë se Armata në të cilën hyjnë është duke u zhvilluar me shpejtësi dhe është ju bëri thirrje së bashku dhe si një trup në mënyrë të bashkuar të të gjithë punojnë për Ministrinë dhe ARM-në për të qenë më të mirë, më efikas dhe më profesionistë.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj, keni qenë ndër më të mirët, keni arritur të kaloni një proces të vështirë të testimit. Tani do të keni nevojë për të njëjtën energji, të njëjtën fuqi dhe të njëjtin angazhim, për të treguar se sa mund t’i ofroni Republikës së Maqedonisë “, tha ministrja.

Në grupin e dytë të 125 ushtarëve profesionistë të pranuar këtë vit, ka 14 pjesëtare femra, si dhe 23 shtetas të Maqedonisë nga kombësitë shqiptare, turke, boshnjake, serbe dhe rome. Në ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneralmajor Azim Nuredin dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button