Arnaudov nuk dëshiroi të tregojë nëse do të votojë për heqjen e imunitetit të Gruevskit

I akuzuari për ngjarjet e 27 prillit, deputeti tanimë i përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të nisjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese, Luben Arnaudov, nuk dëshiroi sot të tregojë nëse do të votojë për marrjen e imunitetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, por tha se nuk është i njohur me tërë këtë rast, njofton Portlab.mk.

“Sot jam këtu, në gjykim, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në Kuvend. Kryetari i Komisionit për Çështje të Imunitetit, Pavle Bogoevski, gjithashtu është i përzier në rastin, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Arnaudov.

Deputeti Sasho Vasilevski, i cili gjithashtu është përjashtuar nga partia, njëjtë nuk deshi të komentojë rreth imuniteti të Gruevskit.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e dorëzoi njoftimin e Gjykatës për aktvendimin e Gruevski deri te Komisioni për Çështjet e Imunitetit të Mandatit. Për këtë, kryetari i komisionit,  Pavle Bogoevski ka afat prej 15 ditëve për të caktuar seancë. Afati fillon prej sot.

Nikolla Gruevski, fotografi e edituarNikolla Gruevski, fotografi e edituar
Nikolla Gruevski, fotografi e edituar

Nga ish kryeministri Gruevski, në rastin “Tanku” të PSP-së është dënuar me 2 vjet burg për veprën ndikim ilegal gjatë furnizimit të Mercedes C-600 gard, në vlerë prej 600 mijë euro. 600 mijë euro janë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në krye të së cilës ishte Gordana Jankullovska.

Vendimin e shkallës së parë, Gruevski e ka ankimuar në Gjykatën e Apelit i cili më pas e konfirmoi të njëjtën. Pas kësaj, me kërkesë të stërngarkuar, e shkruar në më shumë se 10 faqe, grupi i avokatëve mbrojtës të Gruevskit ka kërkuar shtyrje të dënimit me burg prej dhjetë vjetësh.

Kërkesa që Gruevski të mos shkojë në burg, është arkivuar në Gjykatën Penale, dhe ka afat që deri të enjten të vendos se nëse Gruevski do të nis vuajtjen e dënimit, më 8 nëntor në Shuto Orizare, ose do t’ia japë edhe tre muaj liri.

Shtyrjen e vuajtjes së dënimit, grupi i avokatëve mbrojtës i Gruevskit, e ka arsyetuar me funksionin aktual të tij prej deputeti dhe me mbrojtjen e doktoratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button