Edhe një deputete tjetër dha dorëheqje nga Unioni i Grave të VMRO-DPMNE-së

Pas dorëheqjes së kryetares së Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, dorëheqje ka dhënë edhe anëtarja dhe deputetja, Liljala Zaturovska. Ajo deri më tani e ka kryer funksionin e sekretares së përgjithshme të Unionit, njofton Portalb.mk.

“Si sekretare e përgjithshme e vendosur nga kryetarja Daniella Rangellova dua të shpreh falënderim të madh për besimin që ma ka dhënë dy herë dhe kam bërë gjithçka nga vetja që funksionin ta kryejë me dinjitetin më të madh. Po jam dorëheqje nga ky funksion me dëshirë të sinqertë për suksese më të fuqishme për ekipin e ardhshëm që do ta udhëheqë Unionin. Qëndroj në disponim të partisë sime duke i respektuar dhe duke i zbatuar vendimet dhe aktivitetet e partisë që do të më jepen në besim në të ardhme”, shkruan Zaturoska.

Ajo deklaroi se ngelet në grupin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe se do t’i ndjekë politikat dhe vendimet e partisë së saj, përfshirë edhe qëndrimin “kundër” ndryshimit të Kushtetutës, sipas Marrëveshjes së Prespës.

Paraprakisht, Rangellova kumtoi se po tërhiqet nga posti kryetare e Unionit të Grave për shkak se nuk pajtohet që partia të izolohet. Ajo tha se ngelet në parti dhe se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button