Kryeministri Zaev nuk i pranon kërkesat e opozitës shqiptare për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu qëndrim negativ ndaj kërkesave të opozitës shqiptare për ndryshime shtesë kushtetuese, duke theksuar se nuk do të lejojë zgjerimin e Kutisë së Pandorës në Kushtetutë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se e kupton nevojën e njerëzve që të hapin debat, të japin propozime por askush nuk ka të drejtë të bëjë çfarë do kushtëzimi ndaj integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Me siguri nuk do të lejojmë zgjerimin e Kutisë së Pandorës në Kushtetutë, atë e dinë të gjithë, radha është që unë këtë ta konfirmoj. Parlamenti është ai që vendos. Ne jemi vetëm propozues. Por, në kuadër të të gjitha këtyre gjërave, unë çdo herë qëndrojë në disponim që ta ndërtojmë atë një shoqëri për të gjithë, për të cilën angazhohemi”, deklaroi Zaev.

Për deklaratën e Bujar Osmanit se “Marrëveshja e Ohrit duhet të përfshihet në preambulën e Kushtetutës”, Zaev theksoi se kjo është mbyllur në vitin 2001.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Maqedonisë, ajo tashmë është instaluar, pas firmosjes së Marrëveshjes Kornizë, dëshiroj të dërgojë mesazh se inkluziviteti i procesit është i rëndësishëm, më pas nuk guxojmë me ambiciet tona ta ndalojmë tërë procesin”, deklaroi Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev shtoi se nuk pret bllokimin e proceseve në Kuvend, veçmas jo nga VMRO-DPMNE-ja.

Maqedoni, këto janë qëndrimet e partive për amendamentet për “çështjen shqiptare”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button