Paraburgim 30 ditësh për abuzuesit e 13 vjeçares në Gostivar, po kërkohen edhe persona tjerë

Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Gositvar, ka dorëzuar propozim deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit, për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se disa herë kanë kryer vepër penale “sulm gjinor ndaj fëmijës” të gjinisë femër, e cila nuk i ka mbushur 14 vjet nga neni 188 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal i Maqedonisë, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“Paraburgim i të dyshuarve është kërkuar në pajtueshmëri me nenin 165 të Kodit Penal, ndërkaq për shkak të ekzistimit të rrezikut nga arratia, dhe se do të ndikohet ndaj dëshmitarëve, por edhe se ekziston dyshim se mund ta përsëritin veprën penale. Gjykata me vendim e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditëve”, informojnë nga Prokuroria.

Ata thonë se në lëndë po ndërmerren masat për konstatimin e fakteve dhe mbledhjen e dëshmive materiale kundër personave të cilët kanë keqpërdorur një fëmijë të moshës 13 vjeçare.

“Ekziston dyshim i bazuar se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë disa persona, prej të cilëve dy nga të dyshuarit vetëm se i ka identifikuar. Në ndërkohë, Prokuroria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme punon edhe në identifikimin e personave tjerë të dyshuar për ngjarjen në fjalë”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Maqedonisë, për abuzuesit e fëmijës parashihet burg në kohëzgjatje më së paku deri 12 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button