Ministria e Drejtësisë sot do ta dorëzojë në Qeveri propozim ligjin për antikorrupsionin

Ministria e Drejtësisë sot do ta dorëzojë në Qeveri propozim ligjin për parandalimin e korrupsionit. Propozimi ligji pritet që të vendoset në rend të ditës në seancën e ardhshme të qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Sot do ta dërgojmë në Qeveri propozim ndryshimin e Ligjit për Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit. Për shkak se ky propozim do të dorëzohet më vonë, nuk do të ketë mundësi që propozim ligji të hyjë në rend të ditës gjatë seancës së sotme, megjithatë për shkak se kjo çështje është me interes për të gjitha palët besoj se në seancën e radhës do të hyjë si pikë në rend të ditës, që më pas e njëjta të kaloj në Kuvend, deklarojnë për Portalb.mk, nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Qeveria thonë se ende nuk dihet se kur do të vendoset propozim ligji në rend të ditës dhe se për të njëjtën do të informojnë ditëve në vijim.

Deputetët e kanë fjalën e fundit për formimin e Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskosa, në debatin e fundit me e përfaqësuesit e “Platformës Qytetarë për Luftën kundër korrupsionit”, tha se i gjithë procesi është i kryer, megjithatë sipas edhe nëse ndryshimet kalojnë në Qeveri ekziston mundësia që propozim ligji të bllokohet në Kuvend. Ajo nuk është e sigurtë nëse deputetët do ti përkrahin propozimet, edhe përskaj asaj që përderisa kjo çështje ka qenë në shqyrtim publik, partitë politike nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.

“Duhet sa më shpejtë të kemi Komision për Parandalimin e Korrupsionit, deri më tani kam pranuar komente të ndryshme dhe propozime nga sektori joqeveritar, për ligjin për parandalimin e korrupsionit. Por, dua të them që nuk kemi marrë asnjë propozim prej partive politike. Nëse për ta ky version për ndryshimin e ligjit që do ta bëjmë këtyre ditëve si rezultat i këtyre debateve me sektorin joqeveritar është i pranueshëm, ne jemi të gatshëm ta dërgojmë ligjin menjëherë në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Deskoska.

Çfarë përmban propozim-ligji?

Në propozim ndryshimin e ligjit, parashihet që ndryshim të ndryshohet kriteri për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të KPKM-së, me pjesëmarrje të mediave dhe sektorit joqeveritar me qëllim të vendosjes së procesit transparent.

Organet shtetërore do të detyrohen të përgjigjen në kërkesat KPKM-së për informacionet e kërkuara, kurse Komisioni do të ketë kompetenca për kontrollim të marrëveshjeve për prokurim pubik, në rast të dyshimeve për korrupsion me të cilin do të rritet dhe afati i caktuar jasht periudhës së zgjedhjeve.

Ministria e Drejtësisë njofton se në tekst do ti integrojë dhe rekomandimet e ” Group of States Against Corruption ” (GSAK), që kanë  të bëjnë me ndryshimin e rregullativës ligjore, rekomandimet e Komisionit Evropian, Pribes si dhe rekomandime të tjera nga ekspertë.

Tre nga pesë anëtarë të Komisionit dorëheqjet e tyre i deponuan në muajin janar, pas zbulimit të skandalit për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktualisht Komisioni përbëhet vetëm nga dy anëtarë, kurse mandati i tyre skadon në prill të vitit të ardhshëm.

Ligjin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button