Daniela Rangellova dha dorëheqje nga funksioni kryetare e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së

Deputetja Daniela Rangellova ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryetare e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së. Sipas arsyetimit, Rangellova thekson se nuk pajtohet me udhëheqësinë aktuale të partisë dhe se edhe përkundër propozimit të liderit Hristian Mickoski që të qëndrojë deri në fund të mandatit të saj, ajo vendosi të dalë më herët, njofton për Portalb.mk, zëdhënësi i VMRO-DMPNE-së, Dimçe Arsovski.

“Nuk mund të pranoj të jem pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së e cila e ka izoluar partinë, e cila me politikat e saja të bazuara në mosmirënjohje dhe në prodhimin e grindjeve mes neve brenda në parti, përmes parimit të ndarjes, që ta ndajë indin nacional maqedonas dhe të vendosë nivel të papranueshëm të urrejtjes mes maqedonasve, por edhe mes anëtarëve të VMRO-DPMNE-së”, shkroi Rangellova në profilin e saj të Facebook-ut.

Dorëheqja e Rangellovës vjen pas vargut të përjashtimeve partiake nga funksionet, mes të cilëve është përjashtuar ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministri Nikolla Todorov, nënkryetari Mitko Jançev, reformatorët Petar Bogojeski dhe Konstadin Bogdanov, si dhe shtatë deputetët që votuan për ndryshimet kushtetuese.

LEXO: VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia deputetët e saj që votuan “për” ndryshimet kushtetuese

LEXO: VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Todorovin dhe Mijallkovin, i shkarkoi Jançevin dhe Bogdanovin

LEXO: Bogoevski nuk është më sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, u vendos në mbledhjen e mbrëmshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button