Leshnica – “Zvicra në Sharr” që të mahnit me ngjyrat dhe peizazhet
Ekipi i Projektit për përforcim të turizmit inovativ (STEP), me misionin e tij që t’i hulumtojë dhe promovojë vlerat turistike të Maqedonisë e ka vizituar luginën Leshnicë të Malit Sharr, njëra ndër peizazhet më të bukura në vend, me pamje që të merret fryma.
Kombinimi i karpave me vegjetacionin, përfshirë dhe ujëvarat dhe rrjedhat ujore, padyshim që ta kujtojnë Zvicrën.
Anëtarët e ekipit të STEP thonë se me të vërtetë është e pagueshme që njeriu të mundohet që të shkojë në Leshnicë, veçmas tani në vjeshtë, kur në shpate ngjyra e verdhë e drunjve gjetherënëse krijon art të vërtetë në kombinim me ngjyrat e drujnve gjethembajtëse.
“Pas më shumë se një ore udhëtim me automjet terreni, kur arritëm aty, u ndjemë sikur të jemi në parajsë”, thanë ata.
Këtë projekt, me grant nga Programi IPA 2 i BE-së e zbaton Fondacioni “Metamorfozis”, Qendra për Zhvillim Rajonal Pollog dhe Këshilli i Qarkut të Elbasanit nga Shqipëria. Qëllimi është që të promovohet sektor energjik turistik, i cili në mënyrë efikase harmonizohet me nevojat e tregjeve të brendshme dhe ndërkombëtare dhe kontribuon për përshpejtimin e rritjes dhe stimulimit të hapjes së vendeve të reja të punës në zonën tejkufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.