Qytetarët e Maqedonisë shumë pak e njohin gjuhën e urrejtjes, organet e rendit aspak

Qytetarët e Maqedonisë shumë pak e njohin gjuhën e urrejtjes. Bazuar nga të dhënat dhe statistikat, organet e rendit nuk i marrin parasysh paditë për këtë vepër penale, na duhet kornizë më precize ligjore dhe fushatë nga pushteti ekzekutiv për parandalimin e gjuhës së urrejtjes e cila në shtet ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos në dekadën e fundit, shkruan Portalb.mk.

Sipas Komitetit të Helsinkit (KH) për të Drejtat e Njeriut, vlerëson se në Maqedoni nuk është e rregulluar korniza ligjore për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht nuk është precize, qytetarët nuk e njohin këtë vepër penale, për të cilën autoritetet ekzekutive duhet që të promovojnë fushata, ndërkaq pushteti gjyqësor duhet që përfundimisht të fillojë t’i sanksionojë kryerësit.

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut
Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut

Korniza-juridike për njohjen dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes është jo-precize dhe nuk mundëson kornizë të qartë për definimin dhe përfshirje të gjuhës së urrejtjes, me çka nuk krijon kushte për zhvillim të praktikës gjyqësore. Ka mungesë të fushatave publike për njohjen e gjuhës së urrejtjes dhe parandalimit të saj në hapësirën publike, me çka fenomeni i njohjes së gjuhës së urrejtjes te qytetarët është ndjeshëm i ulët”, thonë për Portalb.mk nga KH.

Komiteti i Helsinkit kryen vëzhgim dhe regjistrim të gjuhës së urrejtjes në platformën govornaomraza.mk. Nga shkurti i vitit 2014, deri sot kanë regjistruar 551 raste, prej të cilëve 341 janë miratuar dhe verifikuar, por askush për të njëjtat nuk është dënuar. Shumica e paraqitjeve janë për shkak të përkatësisë etnike, përkatësisë politike dhe orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

“Sipas statistikave gjyqësore, mund të përfundojmë se është veçmas i vogël numri i procedurave gjyqësore dhe për këtë mund të themi se kjo vepër nuk njihet dhe injorohet, me çka pamundëson praktika gjyqësore si bazë për avancimin e kësaj të drejte. Komiteti i Helsinkit gjithsej ka dorëzuar 9 padi penale për gjuhë të urrejtjes në baza të ndryshme në periudhën prej 2013 deri në vitin 2018 dhe ka dorëzuar 13 paraqitje deri te Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë në MPB, por për asnjërën nga këto paraqitje nuk është dorëzuar akuzë deri te gjykatat penale dhe për të njëjtat nuk ka epilog gjyqësor”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Komiteti i Helsinkit kërkon:

Pushteti ekzekutiv të angazhohet rreth promovimit të vlerave të barazisë dhe tolerancës së dallimeve, si dhe të ofrojë përmbajtje edukative për opinionin që ta njohë gjuhën e urrejtjes.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit “Një shoqëri” dhe interkulturalizmit në Maqedoni, do ta luftojë gjuhën e urrejtjes, ndërkaq paralajmërojnë edhe padi të reja nëpërmjet MPB-së për personat që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes nëpër rrjetet sociale dhe gjithandej. Strategjia do të hartohet në periudhë prej gjashtë muajve në formë të dokumentit, dhe sipas pushtetit është i rëndësishëm duke pasur parasysh ndarjen e shoqërisë në baza të ndryshme. Thirrja për organizatat civile dhe të interesuarit zgjatë deri më 7 nëntor dhe mund të paraqiten: KËTU.

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit. Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqi në mes të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014), për shkelësit parashihet dënim me të holla dhe dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

LEXO: Qeveria e Maqedonisë do ta luftojë gjuhën e urrejtjes përmes konceptit “Një shoqëri” dhe me kallëzime penale
LEXO: Maqedonia “vlon” nga gjuha e urrejtjes, por rastet rrallë procesuohen në Gjykatë (Infografik)
LEXO: Policia dhe Prokuroria në ofensivë me padi penale kundër kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes

LEXO: Rastet më eklatante të gjuhës së urrejtjes në vitet 2013 – 2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button