Po u mbushe tre herë me frymë Sharri, nuk jeton dot pa të (FOTO)

Një grup prej 40 bjeshkatarësh nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike e Shkupit të dielën janë ngjitur për 5 orë ecje në majën e Kobilicës në Malin Sharr në lartësi mbi detare prej 2528 metra.

Nisja është bërë nga fshati Brodec i cili gjendet në malësinë e Tetovës një lartësi mbidetare prej 1000-1200 metra nën përkujdesjen e kryetarit të Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike të Shkupit Jashar Hirda dhe Raif Skenderit përfaqësues i Shoqatës Bjeshkatare “Sytë e Sharit”.

Duket sfidues shtegu prej 22 kilometrave në të dy drejtimet, përkatësisht ngjitje pesë orë dhe zbritje 3 orë e gjysmë.

Shtigjet drejt bjeshkës fillojnë mbi fshatin Brodec, fshat ky që shquhet me një bukuri përrallore, në mesin e rreth 200 shtëpive të reja, dhjetëra shtëpi të ndërtuara nga guri e kanë sfiduar kohën duke qëndruar mbi një shekull në këmbë dhe janë tërësisht ët banueshme.

Rruga mbi fshat të çon drejt njënjë pylli të dendur, ku organizatorët na tregojnë se pikërisht në këtë zonë përthyhet klima mesdhetare me klimën kontinentale të Sharrit që këtë rajon e ka bërë të shquhet me gështenjat dhe arrat.

Pas një orë e gjysmë ecje, përballë shfaqet rrafshnalta prej 1700 metra lartësi mbi detare ku janë ët vendosura stanet e Brodecit, në horizont shfaqet bulëzimi i më shumë rrjedhave të prokëzave malore dhe kopeja e deleve…

Era dhe aroma frutave të malit të rrëmben në idilën e ngjyrave të arta të vjeshtës.

Bardhyl Kuka bjeshkatar me përvojë ndalet për një copë bisedë me bariun Zijadin që ka 350 kokë dhensh. Bariu me shumë dashuri na tregon se ka shumë histori këndej, por koha është shumë e kursyer për bjeshkatarët sepse duhet matur çdo minutë ndalesë. Çdo çast duhet matur me kujdes sepse saktësisht duhet përllogaritur kohën e nevojshme për ngjitje dhe zbritje pa ikur dielli.

Por, në atë pak kohë xha Zijadini na tregton se me shtatë palë djersë i ka shkollar djemtë, me mburrje tregon për djalin elektro-inxhier, dhe dhembja i duket në fytyrë teksa tregon se papunësia ka bërë që i biri të braktis vendin….

Unë, thotë bariu me djalin e vogël që po ashtu ka shkollim të lartë, kujdesemi për kopenë e deleve.

Vazhdojmë ecjen shtigjeve të bjeshkës.

Maja e Kobilicës teksa e shikon nga rrafshnaltave e staneve pas dy orë e gjysmë ecje të duket sfiduese duke u fshehur herë pas here nën mjegull dhe shfaq hishin në rezet e diellit në njërën anë.

Raif Skenderi një nga udhëheqësit malorë të grupit në këtë ngjitje çanë mjegullën për te arritur në maje ku erarët të krijon ndjesinë se je duke u leshur me parashutë. Skenderi nuk harron vokacionin prej mjeku si stomatolog dhe tërë kohën tregon për përfitimet e shumta që ka organizmi i njeriut duke ecur drejt lartësive malore duke mos harruar këshillën se çdo hap i bërë të eliminon konsumimin e ilaçeve.

Me shumë pasion flet për historikun e fshatrave, dhe mundësinë që nga Fshati Veshallë të lidhet me Prizrenin… thotë ajo ide e moçme që banorët e kësaj ane e çelën me shumë mund gjatë shekullit të kaluar duhet të ngjallet me çdo kusht.

Në mesin e grupit ishin përfshirë dhe bjeshkatare të reja që ecjen në mal e kishin për herrë të parë, por kryetari i SHBE Shkupit Jashar Hirda me durim u shpjegon çdo detaj që duhet mësuar për hapërimin e malit, duke filluar nga pajisjet deri në rruajtjen e ekuilibrave…

Jashar Hirda që për dy dekada ec për çdo javë dy herë të paktën thotë se në këtë mënyrë duke përfshi të rinjtë në ngjitjet malore promovohet jo vetëm kultura e shëndetit por edhe eksplorohen shtigjet malore që kanë bukuri përrallore me shumë rëndësi historike një perlë e vlerave kombëtare që do përkujdes.

Sfida e radhës me shumë emocion mbetet për të dielën e ardhshme… ah kjo shaka e bjeshkatarëve, tre herë po u mbushe me frymë mali, nuk jeton dot pa të….

Autore: Zërijeta Jahjaga

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button