SHBA do të dërgojë mbi 5,000 trupa në kufi me Meksikën

Pentagoni do të shpërndajë mbi 5,200 ushtarë në kufi me Meksikën, deri në fund të kësaj jave, për t’u përballur me një fluks të pritshëm të migrantëve nga Amerika Qendrore, njofton REL.

Gjenerali Terrence O’Shaughnessy, komandant i Njësisë për Mbrojtjen e Hapësirës së Amerikës së Veriut, tha se operacioni do të përqendrohet në Teksas, Arizona dhe Kaliforni.

Zyrtarët thanë se trupat do të jenë të armatosura.

Rreth 800 ushtarë tashmë janë dërguar në Teksas në rol mbështetës, tha Kevin McAleenan, komisionar i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se karavani prej qindra migrantësh, që po vjen përmes Meksikës, do të përballet me ushtrinë.

Migrantët janë ende rreth 1,600 kilometra larg kufirit me SHBA-në.

Shumica thonë se planifikojnë të kërkojnë azil në SHBA.

Në Shtetet e Bashkuara ekziston një detyrim ligjor, sipas së drejtës ndërkombëtare, për të dëgjuar kërkesat e migrantëve që thonë se kanë mbërritur në SHBA për shkak të frikës nga dhuna në vendet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button