REM: Ndërtimi i gazsjellësit është sipas të gjitha standardeve për cilësi dhe siguri

Ndërmarrja “Resurset Energjetike të Maqedonisë” reagon ndaj komunikatës së iniciativës qytetare “E dua Vodnon” dhe informon se ndërtimi i gazsjellësit është sipas të gjitha standardeve për cilësi dhe siguri.

Ata shtojnë se, ndërtimi i gazsjellësit vazhdon sipas projektit themelor, që ka leje të plotfuqishme për ndërtim dhe të gjitha licencat tjera të nevojshme të përkufizuara me dispozitat pozitive ligjore, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Nëse ka dyshim ose indikacione për çfarëdo shkelje të procedurave dhe rregullave ligjore, i ftojmë të gjithë që eventualisht posedojnë informata të tilla të drejtohen në institucionet kompetente në kuadër sistemit juridik të shtetit”, thuhet në komunikatë.

Prej REM përkujtojnë se Qeveria, ata si ndërmarrje dhe Qyteti i Shkupit e kanë pranuar pjesën dërmuese të kërkesave dhe sugjerimeve të aktivistëve siç janë zvogëlimi dhe ngushtimi i brezit të aktiviteteve, ndërrim i trasesë prej 20 kilometra deri në 24 kilometra për të shmangur prerjen e një pjese të pyllit.

“Është hartuar projekt për masa plotësuese për erozion, program për rikultivim në të cilin tash më është duke punuar grupi punues, në institucionet kompetente po punohet në miratimin e ligjeve për Vodnon, Matkën dhe Gazi Babën, financim të disa projekteve ekologjike, për të cilat ka vendim të Qeverisë – dhe një sërë kërkesash dhe sugjerime tjera teknike. Mirëpo, duhet të theksohet se kërkesa për të gjeture trase alternative në këtë fazë të realizimit të projektit nuk është e mundur, për shkaqe që herë janë arsyetuar”, shtojnë prej REM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button