Ajri filloi të na helmojë, pikat e matjes u dërguan në servisim

Qytetarët me muaj të tërë nuk mund të informohen realisht për nivelin e ndotjes së ajrit në pjesë të zonave më të ndotura të vendit. Sensorët e shumicës së pikave të matjes që e tregojnë llojin më të shpeshtë të ndotjes nuk dërgojnë të dhëna në Ministrinë për Mjedis Jetësor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në lagjet e Shkupit, Gazi Babë dhe Lisiçe, pikat e matjes punojnë në mënyrë selektive, ashtu që, instrumenti për matjen e grimcave PM10  në Gazi Babë është i fikur prej 14 gusht të këtij viti përkatësisht 76 ditë, ndërsa në Lisiçe prej 5 tetorit

Megjithëse nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, më 26 tetor, përmes një komunikate për publikun lajmëruar se instrumentet për grimcat PM10 në gazi Babë dhe Lisiçe së shpejti do të lidhen në sistemin, ato ende nuk funksionojnë.

“Për momentin, prej 6 instrumenteve për PM10 në Shkup, jashtë funksionit janë dy instrumente: në Gazi Babë dhe Lisiçe për shkaqe teknike. Pas mënjanimit të problemit, në afatin më të shkurtë të mundshëm të njëjtat do të lidhen në sistemin”, thonë prej MMJPH.

“Мета” kontaktoi me Gorjan Jovanovski ueb-faqja dhe aplikacioni i të cilit “Moj vozduh”, pranon të dhëna prej pikave të njëjta të matjes të Ministrisë. Jovanovski na i dërgoi të dhënat të cilat aplikacioni i tij i ka për numrin e ditëve të shkyçura, për secilin parametër që e masin stacionet

Më së shumti, 586 ditë, është i shkyçur stacioni që e mat nivelin e dyoksidit sulfurik në lagjen Qendër të Shkupit. Pason pika e matjes në Karposh nga e cila 451 ditë nuk ka të dhëna për nivelin e monoksid karbonit, kurse grimca kancerogjene PM2,5 në Gazi Babë nuk maten 280 ditë.

Qytetarët në Butel tashmë 229 ditë nuk mund të informohen për nivelin e grimcave PM10, në Veles 109 ditë. Në Gazi Babë pika e matjes nuk tregon PM10 nga 14 gushti i këtij viti përkatësisht 76 ditë, në Lisiçe nga 5 tetori, kurse në Manastir nga 12 tetori prej kur stacioni nuk i mat as grimcat PM2,5 .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button