Protesta në Lagjen “Teqe” të Tetovës: Nuk duam kazino, por çerdhe (VIDEO)

Duke kundërshtuar hapjen e kazinos në Lagje “Teqe” të Tetovës, banorët me anë të protestës që e realizuan në orët e vona të ditës së sotme, kërkuan hapjen e çerdheve. Në një prononcim për Portalb.mk, ata premtuan se protesta do të vazhdojë edhe nesër.

Kërkuan që të mos hapet kazino, siç thonë, në afërsi prej 30 metra nga shkolla, sepse ajo është e dëmshme për një lagje, banorët e të cilës ekzistojnë nga punë të cilat nuk sjellin shumë dobi.

“Qytetarët e Lagjes “Teqe” nuk pajtohen me dhënien e licencës për hapjen e kazinosë, për arsye se bëhet fjalë për një lagje, ku banorët janë relativisht të varfër, dhe ekzistenca e tyre varet nga punët fizike, të cilat nuk sjellin shumë dobi”, tha njëri nga organizatorët e protestës, i cili disa herë përsëriti se “Lagjja “Teqe” nuk ka nevojë për kazino, por për çerdhe”, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button