Lëngu i rrushit, si shërues universal

I pasur me vitaminat A, B dhe C, potasium dhe hekur, lëngu i rrushit shton rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve.

Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen e lëkurës, përcjell Supershëndeti.al.

Dobitë e lëngut të rrushit të njohur nga populli edhe si qumësht bimor nuk kanë të mbaruar.

I pasur me potasium dhe hekur të nevojshëm për të krijuar qelizat e hemoglobinës, të cilat transportojnë oksigjenin në gjak lëngu i rrushit ndihmon edhe në hedhjen e toksinave nga trupi.

Krahas kësaj këto veçori e mbrojnë trupin nga infeksionet dhe forcojnë sistemin imunitar.

Sheqeri natyral i gjendur tek lëngu i rrushit zgjidhet shpejt duke u bërë një burim i mire energjie.

Me ndihmën e përbërësve që ka lëngu i rrushit ndihmon në hollimin e gjakut dhe mundëson mbrojtje përballë sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë, variçeve.

Të sëmurëve të cilët kanë probleme me gjakun dhe bllokimin e enëve të gjakut mjekët u rekomandojnë konsumimin e të paktën një gote lëng rrushi në ditë.

Në vitin 1927 Dr. A Liebstein, mjek i famshëm nga Nju Jorku, duke ju drejtuar disa prej kolegëve të tij, të cilët e pyetën se çfarë mendonte për aftësitë kuruese të rrushit, tha:

“Rrushi është ushqimi më ideal.

Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.”

Një vit më vonë Johanna Brandt, banore e SHBA-së, nxori në treg librin e saj me titull “The Grape Cure” (Terapia e rrushit), me anë e të cilit deshi të ndante me lexuesit historinë e saj personale, sesi rrushi e ndihmoi të shëronte me sukses kancerin.

Në lëkurën e rrushit gjenden disa lloje antioksidantësh, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen tonë ndaj radikaleve të lira të oksigjenit, si peroksidi, apo superoksidi, të cilat janë tepër të dëmshme për organizmin.

Sa më i errët të jetë rrushi, aq më i pasur është ai me këta përbërës antioksidantë, një nga të cilët është janë dhe flavonoidet.

Gjithashtu edhe farat e rrushit kanë veti antioksidante, edhe pse nuk këshillohen nga të sëmurët me patologji në zorrën e trashë.

100 gramë rrush përmbajnë 69 kilokalori. 80% e rrushit përbëhet nga uji, 17% nga sheqeri e më pas vijnë me radhë proteinat, aminoacidet, yndyrnat, mineralet dhe vitaminat.

Nga mineralet, më prezenti është potasi, i cili lë pas fosforin, kalciumin dhe magnezin.

Mes vitaminave, dominuese është vitamina A.

Pas saj vijnë B-ja, C-ja dhe K-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button