Iran, 84 të vdekur nga helmimi me alkool

Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka bërë të ditur se, 84 persona kanë humbur jetën gjatë gjashtë javëve të fundit si pasojë e helmimit nga alkooli, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 959 persona janë helmuar nga alkooli i prishur në katër provinca iraniane, u tha gazetarëve zëdhënësi i ministrisë, Iraj Harirchi.
Ai tha se 305 persona janë trajtuar për dëmtime të veshkave dhe 27 kanë pësuar dëmtime në sy.
Shitja dhe konsumi i pijeve alkoolike është i ndaluar për qytetarët muslimanë në Iran.
Sipas ligjit iranian, ata që prodhojnë, blejnë ose shesin pije alkoolike mund të dënohen me burgim.