Zaev pas takimit me grupin e ri parlamentar: Kërkesa për amnisti është e papranueshme

Kryeministri Zoran Zaev nuk e ka pranuar kërkesën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për “Maqedoni më të mirë”, për amnisti. Sipas tij kërkesa për amnisti është e pa pranueshme ndërkaq si zgjidhje të vetme  e sheh formimin e komisionit për pajtim nacional.

Zaev tha se në takim ka biseduar për tre nga tetë kërkesat që deputetët e dëbuar nga VMRO-DPMNE i kishin dorëzuar deri te ai para votimit për ndryshimet kushtetuese.

“Mund të konstatoj se gjatë takimit për çështjet që kemi biseduar kemi gjetur një drejtim për kërkesat që i dorëzuan te ne si  përpilues të propozim ligjeve kemi biseduar për pjesën e përforcimit të identitetit të Maqedonisë, për atë që procesi do të shkoj deri në fund dhe se nuk do të bllokohet nga Greqia me të dhe garanci se amendamentet e kushtetutës do të hyjnë në fuqi me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe lidhur me atë se si do të përdoret brenda shtetit emri i ri”, tha Zaev.

Zaev tha se propozim ligjet e dorëzuara nga grupi i ri parlamentar do ti shqyrtojnë në afat sa më të shkurtë, ai tha se para se ta bëjnë zyrtarizimin e tyre do të konsultohen edhe njëherë.

Ai gjithashtu njoftoi se në takim ka folur në detaje lidhur me formimin e komisionit për pajtim nacional, në të cilin tha se do të jenë pjesë të gjithë partitë në parlament.

VMRO-DPMNE dorëzoi propozim-ligj për amnistim të dhunuesve të 27 prillit, LSDM-ja kërkon “pajtim”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button