Kançevska-Milevska është zgjedhur koordinatore e grupit të ri parlamentar

Deputetja Elizabeta Kançevska Milevska do të jetë koordinatore e grupit të ri parlamentar, ka njoftuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi gjatë takimit me koordinatorët e grupeve të parlamentare, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, tetë deputetët nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni për “Maqedoni më të mirë”,  të cilët votuan për fillimin e procesit për ndryshimet kushtetuese, të premten në Kuvend kanë dorëzuar kërkesë për formimin e grupit të ri parlamentarë.

Në grupin e ri të deputetëve përveç deputetes Kançevska-Milevska, do të jenë dhe deputetët Vladinka Aviroviq, Zeqir Ramçiloviq, Emilija Aleksandrova, Nola Ismajloska Starova, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Luben Aranudov. Grupi i ri parlamentar me punë duhet të fillojë nga java e ardhshme.

Amendamentet kushtetuese: Zaev, Deskoska dhe Dimitrov në takim me ish 8 deputetët e VMRO-së

Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska gjatë ditës së sotëme pritet që të takohen me 8 deputetët e ish koalicionit VMRO-DPMNE-së, për të shqyrtuar amendamentet kushtetuese që u paralajmërua se sot do të dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Lajmin e vërtetuan nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që në emër të 8 deputetëve do të flasë deputetja Elizabeta Kançevska Mileska.

Përndryshe, në takim do të flitet edhe për iniciativën për formimin e Komisionit për Pajtim Nacional.

Përpilimi i amendamenteve vjen pas miratimit të procedurës për hapjen e kushtetutës së Maqedonisë, më 19 tetor të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë. Miratimi u mundësua me votën “për” të 80 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, përfshirë edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët në Kuvendin e Maqedonisë do të formohet Komision për Pajtim Nacional dhe grup parlamentar, pasi që u përjashtuan nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button