Kosova dhe Shqipëria janë pranuar në Shoqatën e Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore

 Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Maqedonisë, ishte organizatore e kongresit dhe asamblesë zgjedhore SEESJA (South East European Sports Journalists Association) e cila u mbajt në Ohër në datat 25- 28 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Hoteli “Inex Gorica” në brigjet e liqenit të Ohrit, priti mbi 100 gazetarë sportivë nga Evropa Juglindore. Kongresi tuboi në një vend disa nga njerëzit më të rëndësishëm nga jeta sportive e Maqedonisë, ndërsa pjesëmarrësit u përshëndetën nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Mandatin për president të SESSJA e fitoi Boshko Trpeski nga Maqedonia, sekretar i përgjithshëm u zgjodh Todor Brajkoviq nga Mali i Zi, ndërsa Emir Deliq, gazetar në Al Jazeera Balkans u emërua anëtar i përbërjes së re të SESSJA.

Shoqata SESSJA, e formuar në vitin 2014, ka përfshirë gazetarë sportivë nga Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Greqia, Hungaria, Mali i Zi, Moldavia, Sllovenia, Turqia dhe Rumania, ndërsa nga sot mori në familjen e saj edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Edhe këtë vit krahas Kongresit, u mbajt një turne në futboll të vogël, fituesi i së cilit doli ekipi i Maqedonisë, i cili mundi Moldavinë në finale me rezultat 1: 0.

Organizatori i SEESJA dhe turneut në futboll të vogël vitin e ardhshëm do të jetë Hungaria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button