Prej nesër do të mund të vendoset për imunitetin e deputetit të Nikolla Gruevskit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e dorëzoi njoftimin e Gjykatës për aktvendimin e deputetit Nikolla Gruevski deri te Komisioni për çështjet e imunitetit të mandatit. Për këtë, kryetari i komisionit,  Pavlle Bogoevski tani ka afat prej 15 ditëve për të caktuar seancë. Afati fillon prej nesër, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të NOVA TV, në njoftimin që e ka dërguar gjykatësja Dobrilla Kacarska deri te Kuvendi, theksohet se deputeti është dënuar me dy vjet burg.

Komisioni për imunitetin e deputetëve duhet të vendosë se a është Gruevski deputet “i padenjë për të kryer funksionin e grupit parlamentar” që është një nga kushtet sipas rregullores së Kuvendit për marrjen e mandatit të deputetit.

Marrja e mandatit sipas rregullores bëhet edhe për deputet i cili “pa arsye mungon më shumë se gjashtë muaj në komisionet kuvendore”. Mungesa e Gruevskit, nëse shkon në burg, megjithatë do të llogaritet si “e arsyetuar”.

Nëse shumica e anëtarëve të komisionit vendos që t’i merret mandati, Kuvendi vendos me dy të tretën e shumicës.

Avokatët e Gruevskit, siç njofton NOVA TV, do të kërkojnë shtyrje të dënimit me burg, por kjo nuk e ndërprenë procedurën për marrjen e mandatit të Gruevskit.

Nëse i merret mandati, në venin e tij në Kuvend duhet të ulet personi tjetër i cili ndodhet me rend në listën e deputetëve nga koalicioni “Për Maqedonisë të Bashkuar”, që janë kandiduar në këtë njësi zgjedhore.

Jozyrtarisht, sipas burimeve të Kuvendit, do të pritet afati përfundimtar që të ftohet seancë kuvendore që të shmangen tensionet shtesë në kohën kur Kuvendi duhet të vendosë për amendamentet kushtetuese.

Më 8 nëntor, Nikolla Gruevski duhet të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button