Të shtëna drejtë një kamioni afër Haraçinës

Policia ka regjistruar një incident në të cilin një person ka gjuajtur me pistoletë drejtë një kamioni i cili ka udhëtuar nga Ekonomikja në fshatin Haraçinë.

Viktima nuk ka. Vozitësi B.J e ka lajmëruar rastin në stacionin policor të Gazi Babës. Sipas të dhënave të policisë personi që ka gjuajtur me pistoletë ka qenë i hipur në veturë  dhe ka gjuajtur drejtë vozitësit të kamionit. Plumbi ka mbaruar në kamion ndërsa autori ka ikur.

Policia punon në zbardhjen e rastit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button