Përfundoi Festivali i Teatrove në Ferizaj, “Gratë” më të vlerësuarat

Në Ferizaj, ka përfunduar edicioni i 48-të i Festivalit të Teatrove, i cili nisi më 21 tetor, transmeton Portalb.mk.

Shfaqja “Gratë” e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, në skenë u paraqite me aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi.

U vlerësua me “Çmimi i gazetarëve ferizajas”, “Roli dytësor më i mirë femër” – Armenis Nokshiqi Jovanovska, “Regjia më e mirë” – Qëndrim Rijani dhe “Shfaqja më e mirë”.

Shfaqja “Ata që ikin” e Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren, në regji të Kushtrim Bekteshit ka marrë çmimin “Skenografia më e mirë” me Mentor Berishën dhe “Kostumografia më e mirë” me Samka Ferrin.

Çmimi “Roli më i mirë episodik” i ka takuar Vjosa Abazit, “Roli më i mirë dytësor mashkull” – Avni Shkodrës, “Aktorja më e mirë – çmimi “Adriana” për Elia Zaharinë dhe kurse “Aktori më i mirë – çmimi “Ismail Rama” i ka takuar Shpëtim Selmanit.

Çmimet janë ndarë nga juria në përbërje të: Fadil Hysajt, Blerta Rrustemit dhe Nexhat Xhoklit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button