Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal

Në javën e parë të muajit nëntor do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal, në qendrat e shëndetit publik në të gjithë territorin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Këtë vit për herë të parë vaksinimi do të jetë pa pagesë për personat mbi moshën 65 vjeç që marrin penzion mesatarë dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk marrin penzion. Për personat e tjerë që nuk hyjnë në kategorinë e përmendur ende është duke u shqyrtuar çmimi të cilin do të duhet ta paguajnë për vaksinimin, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri njoftojnë se për vitin 2018/19, janë siguruar rreth 28 mijë vaksina për mbrojtje nga gripi sezonal.

Qytetarët nuk janë të detyruar ta marrin këtë vaksinë, kjo vaksinë merret me vetdëshirë, por rekomandohet për pacientët me sëmundje kronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button