Dezinformata mbetet dezinformatë edhe atëherë kur ka pikëpyetje në fund

Burimi: KriThink

Teksti që e recensojmë është kontradiktor, për shkak se në titull është vënë në pikëpyetje pagesa e pensioneve, e më poshtë në tekst, në pjesën ku sqarohet se me çka ka të bëjë propozim-rebalanci i buxhetit, ka citim i cili qartë thotë se janë paraparë mjete plotësuese për Fondin për sigurim pensional me qëllim që pagesa e pensioneve të bëhet në mënyrë të papenguar.

Linku deri te artikulli origjinal: Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i zbrazët, pensionet në rrezik

Data dhe koha e publikimit: 14.10.2018

Data e recensionit: 16.10.2018

Recenzuese: Silvana Zhezhova

Në fillim të tekstit, politika ekonomike e qeverisë vlerësohet si “krejtësisht e dështuar” gjoja nga një numër i madh i ekspertëve, të cilët nuk janë përmendur me emër dhe mbiemër, as që shkruanë si ç’kanë thënë, për ta vërtetuar pretendimin për dështimin. Nëse një artikull gazetaresk ka për qëllim ta vlerësojë suksesin e politikës ekonomike të qeverisë duke i konsultuar ekspertët relevantë, atëherë ata duhet të jenë të shkruar me emër dhe mbiemër dhe të citohen deklaratat e tyre. Kualifikimi “një numër i madh i ekspertëve” në një tekst gazetaresk nuk do të thotë asgjë, sepse nuk jep përgjigje në pyetjet se kush janë ata dhe çfarë kanë thënë.

Një numër i madh i ekspertëve e kritikojnë dhe e quajnë krejtësisht të dështuar politikën ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga Zoran Zaev,  ndërsa në pjesën ekonomike nga ministri për financa Dragan Tevdovski dhe zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.

Rebalanci i buxhetit, vetvetiu nuk është përkufizim i një “politike të keqe ekonomike”, siç thuhet më tej në tekst. Qëllimi i propozim-rebalancit, siç deklaroi ministri i financave, Dragan Tevdovski, është të “bëhen ndryshime në anën e shpenzimeve për të siguruar mbështetje financiare për komunat dhe për t’i forcuar fondet për sigurim shëndetësore (FSSH), për sigurim pensional dhe invalidor (FSPIM) dhe Agjencinë për punësim (APRM)”.

Publiku pyet nëse me rebalancin i buxhetit që do t’i propozohet Kuvendit, Qeveria e pranon këtë politikë të keqe ekonomike. Në rebalanc janë paraparë mjete për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor.

Teksti përhap dezinformata se me propozim-rebalancin, e cila akoma nuk është miratuar në Parlament, do të vihet në pikëpyetje pagesa e pensioneve dhe përhap panik në mesin e pensionistëve se mund të mbeten pa pensione. Në teksti askund nuk përmendet deklarata e ministrit për financa, Dragan Tevdovski, e cila ka të bëjë me pagesën në kohë të pensioneve, dhe ku ai thotë: “Pensionet në çdo variant do të paguhen plotësisht dhe në kohë. Nuk ka asnjë dilemë se pensionet janë prioritet dhe se patjetër duhet të paguhen, tha Tevdovski në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët”.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button