Ruani ueb-faqet në formatin PDF – shpejt dhe sigurt!

Zakonisht, kur dëshironi të ruani ndonjë ueb-faqe për t’ju referuar asaj në të ardhmen, ju e vendosni atë në grupin e ueb-faqeve të parapëlqyera (Bookmark apo Favorites varësisht se cilin shfletues të internetit e përdorni).

Por çka ndodhën nëse ajo ueb-faqe, apo i gjithë sajti nuk funksionojnë më? Ose në ndërkohë përmbajtjen e ndryshojnë, e ju doni të dëshmoni diçka me përmbajtjen paraprake? Apo thjesht dëshironi ta ruani ueb-faqen në ndonjë format të cilin mund ta shikoni pa shfletues interneti?

Përgjigja më e thjeshtë është: ruani ueb-faqet e rëndësishme në formatin PDF. Kjo ju jep juve një mundësi më permanente dhe më të sigurt për ruajtje, shpërndarje, shtypje dhe në përgjithësi manipulim me to.

Ka disa mënyra për ta bërë këtë, por do ta favorizojmë këtu përdorimin e Web2PDF .Web2PDF është një shërbim falas i cili ofron tre mënyra të përdorimit:

1) bëni Copy dhe Paste të adresës së ueb-faqes të cilën doni ta konvertoni;

2) dërgoni me e-mail adresën e ueb-faqes të cilën doni ta konvertoni në [email protected] ;

ose 3) instaloni Web2PDF butonin në shfletuesin tuaj të interneti. Ky opsion është më i lehti dhe më i shpejti, gati më një klik përfundon i gjithë procesi.

U shpjegojmë me tekst dhe fotografi se si hap pas hapi ta instaloni këtë funksion në shfletuesin tuaj të internetit: (1) në ueb-faqen e Web2PDF klikoni opsionin PDF Button 

(2) klikoni linkun e parë: …browser and convert web pages to PDF files with one click using…

(3) klikoni linkun Bookmarklet

(4) tërhiqni me miun foton e butonit Bookmarklet deri tek shiriti i fletëshënuesve (bookmark bar ose Favorites Bar) në shfletuesin tuaj të internetit.

Tani, sa herë që do të vizitoni ndonjë ueb-faqe të cilën doni ta ruani, mund ta konvertoni atë në dokument të formatit PDF vetëm duke e shtypur fletëshënuesin (Bookmark) e posakrijuar (i emërtuar Save Page as PDF). 

Menjëherë pasi ta shtypni butonin, do të hapet një faqe tjetër dhe për disa sekonda do të paraqitet mesazhi se PDF-ja u krijua me sukses (PDF successfully created) dhe do t’ju ofrohen opsionet si vijojnë: shkarkoni PDF-in (Download PDF), ruani në Google Docs (Save to Google Docs) dhe Ruaj dhe shpërndaj PDF-in (Store and Share PDF). Opsioni i fundit do t’ju dërgoj tek një shërbim tjetër falas për shpërndarje të dokumenteve FileJumbo. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button