Alimi: Nuk më intereson se a do të ketë amnisti për ngjarjes e 27 prillit, unë kam vepruar sipas urdhrit

Abdylfeta Alimi, i cili është i akuzuar për sulmin e dhunës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar, në pauzën e seancës së sotme gjyqësore deklaroi se atij nuk i intereson se a do të ketë amnisti apo jo sepse, siç tha, ai nuk ndjehet fajtor për ndodhitë për shkak se ka vepruar sipas urdhrit të shefit, Goran Gjoshevski, i cili është së bashku me në bashkën e të akuzuarve me 30 të tjerët, transmeton Portalb.mk.

“Nuk më intereson se a do të ketë amnisti ose jo, e di se nuk jam fajtor. Kam qenë në detyrë zyrtare, unë jam polic dhe kam vepruar sipas urdhrit të shefit”, tha Alimi.

Ndryshe, seanca e sotme vazhdon me pamjen e videove nga kamerat e sigurisë së Kuvendit.

Seancën e kaluar, me 25 tetor, janë kontrolluar incizimet nga kamerat e sigurisë para kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe në vende të tjera të Kuvendit.

Seanca ka zgjatur më shumë se dhjetë orë dhe janë parë vetëm disa incizime nga kamerat e sigurisë.

Videoja e parë, nga kamera e sigurisë para kabinetit të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski i ka treguar ngjarjet para se të hyjë turma në Kuvend deri te zbrazja e Kuvendit nga Njësia e Intervenimit të Shpejtë. Ndërsa videoja tjetër ishte nga salla e Kuvendit.

Në video është parë lëvizje e anëtarëve të sigurimit të Trajko Veljanovskit, të të akuzuarve Goran Gjoshevski dhe Elena Bozhinovska, si dhe të Ivan Cvetanovskit, si dhe disa të akuzuar tjerë.

I akuzuari Igor Jug ka biseduar me sigurimin e Kuvendit natën e përgjakshme, para kabinetit të Veljanovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button