fbpx

Gurëzohet një tren në Kumanovë

Para arritjes së trenit në stacionin hekurudhor “Karposh” në Kumanovë, i cili qarkullonte në relacionin Shkup-Tabanovc, dje tre persona të panjohur gurëzuan të njëjtin, me ç’rast thyen një xham të derës hyrëse të vagonit, ndërsa persona të lënduar nuk ka.

Ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button