Rusia e shqetësuar me themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Vendimi i Parlamentit të Kosovës për të miratuar në parim pakon e ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ka bërë që të reagojë edhe Rusia, shkruan Klankosova.

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Rusisë,  është shprehur e shqetësuar në lidhje me vendimin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, pasi sipas saj ajo minon stabilitetin e Ballkanit, njofton Klan Kosova.

”Kemi tërhequr në mënyrë të vazhdueshme vëmendjen tek komuniteti ndërkombëtar për faktin se prirjet e tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila thotë se Kosova duhet të mbetet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash Ministria e Jashtme e Rusisë konsideron se duke qenë e themeluar, Ushtria e Kosovës, përbën rrezik për banorët serbë në Veri madje përmend edhe UÇK-në, njofton Klan Kosova.

”Askush nuk do të japë garanci se këto të ashtuquajturat “Forca të Armatosura”, bosht i të cilave janë terroristët e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, nuk do të përdoren në të ardhmen kundër popullatës serbe në Veri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button