LSDM deri më 15 gusht tërheq anëtarët në Komisionin për lustrim?

LSDM-ja me siguri deri më 15 gusht do t’i tërheq anëtarët e saj në Komisionin për lustrim, ndërsa këtë hap mund ta ndjekin edhe opozitarët tjerë. Në LSDM vlerësuan se Komisioni shërben për pushkatim politik të atye që nuk mendojnë njëjtë si VMRO-DPMNE, ndërsa kjo është veçmas karakteristike në rastin e Vlladimir Milçin.

Vendimi përfundimtar për këtë do të merret pasi lideri i kësaj partie, Branko Cërvenkovski, do të kthehet nga pushimi, brifojnë qarqe të afërta me partinë më të fuqishme opozitare. Nga LSDM shkurt dhanë përgjigje se “të gjitha opsionet janë të hapura”.

Burimi pohon se në anëtarësi dhe në sektorin joqeveritar zhvillohet polemikë e ashpër dhe ushtrohet trysni mbi Cërvenkovskin dhe mbi rrethin e tij që të mos merr pjesë në punën e Komisionit, meqë në këtë mënyrë ajo legjitimohet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button