Maja Moraçanin është zgjedhur kryetare e RDM-së

Në kongresin e katërt të partisë RDM, nën moton “Vlera të gjelbra vizion i përhershëm”  deputetja Maja Moraçanin është zgjedhur kryetare e partisë. 300 delegatët pjesë e këtij kongresi zgjodhën dhe përbërjen e re të RDM-së si dhe Këshilln mbikëqyrës të partisë, njofton Portalb.mk.

Duke i falenderuar për besimin, Moraçanin premtoi se do të punojë dhe do të bashkëpunoj me organizatat qytetare dhe me të Gjelbrat Evropiane që partia të ketë një të ardhme të suksesshme.

Moraçanin ka njëzet vjet përvojë pune në sektorin privat në shëndetësi, e cila ka punuar në ordinancë të saj si specialiste për mjekësinë fizike dhe rehabilitim. Ajo ka qenë pjesë e DOM-it që nga fillimi, kështu që ka qenë aktiviste dhe zëvendëskryetare e organizatës komunale në Karposh, nënkryetar dhe kryetare e Forumit të Grave, si dhe zëdhënëse dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të partisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button