Asad vazhdon shkeljen e marrëveshjes së Soçit

Regjimi i Bashar Al Asadit në Siri dhe grupet e huaja terroriste që mbështesin atë, vazhdojnë sulmet artilerike në Zonën e Deeskalimit të Idlibit pavarësisht marrëveshjes së arritur për mbrojtjen e armëpushimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupet e huaja terroriste të mbështetura nga regjimi dhe Irani, sulmojnë me armë të rënda vendbanimet brenda Zonës së Deeskalimit të Idlibit.

Që nga marrëveshja e arritur deri më tani, kanë humbur jetën 9 civilë prej të cilëve në fshatin Raffa kanë humbur jetën 7 civilë, në Kafar hamra 1 dhe Bidama 1, ndërsa janë plagosur të paktën 15 civilë.

Forcat e regjimit pavarësisht marrëveshjes së Soçit të arritur mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator, kohë pas kohe janë duke vazhduar sulmet artilerike në pjesën rurale të Latakias, jugun e Idlibit, perëndimin e Halepit si dhe veriun dhe perëndimin e Hamas.

Opozitarët në përputhje me marrëveshjen më 10 tetor kishin tërhequr armët e rënda nga rajonet e përcaktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button