Zbulimet e reja në Pompeii mund të ndryshojnë një numër librash

Një seri tjetër zbulimesh të reja në Pompeii mund të ndryshojë një numër librash për këtë lokacion, shkruan Koha.net.

Arkeologët kanë gjetur gjashtë skelete të reja të grave dhe fëmijëve që kërkuan strehim në një dhomë të vogël. Megjithatë, duket se ato janë të shtypura kur kulmi ka rënë ose është djegur, transmeton ksp. Në faqen zyrtare të vendit arkeologjik thuhet se grabitësit e varreve, kur pas shpërthimit kërkonin thesar, ua ndryshuan trupave pozicionet e tyre.

Shtëpia që ata gjetën ishte e lidhur me zbulimet e mëparshme javën e kaluar – nga muret e bukura deri te mbishkrimet që mund të dëshmojë se kur shpërthimi vullkanik ndodhi me të vërtetë.

Sipas informacioneve të tanishme, shpërthimi fatal i vullkanit Vezuv ndodhi më 24 gusht 79, siç shkroi Plini i Riu në letrën e tij dërguar Tacitit. Në letër ai përshkroi një katastrofë në të cilën vdiq xhaxhai i tij Plini i Vjetri, dhe ai dëshmoi gjithçka ndërsa po largohej me anije. Shkencëtarët e konsideruan këtë letër të rëndësishme për të përcaktuar datën e saktë të shpërthimit.

Megjithatë, arkeologët kanë gjetur një mbishkrim në shtëpi që mund të tregojnë se shpërthimi ndodhi në të vërtetë dy muaj më vonë – më 24 tetor.

Shtëpia në të cilën gjetën mbishkrimin, në kohën e shpërthimit, u rinovua dhe ajo që ishte shkruar mbase ishte e mbuluar me llaç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button