Shpat Deda, gurët e Gjirokastrës i ktheu në skenë të gjallë të kulturës
Ministrja e Kulturës, Mirale Kumbaro, ka falënderuar kantautorin Shpat Deda që zgjodhi ambientet e kulturore si skenë të muzikës së tij, shkruan Kultplus.
Gurët e Gjirokastrës u kthye nga ritmet e muzikës në skenën e gjallë të kulturës bashkëkohore duke rrëzuar të gjitha kufijtë, ato të mendjes dhe ato administrative.
Ministrja Kumbaro shkruan: ”Falëminderit Shpat Deda që zgjodhe Trashëgiminë Kulturore si skenë të muzikës tënde! Nga Shkodra në Gjirokastër albumi #AmbëlEThartë i dha jetë Kalasë së Argjiros në qytetin që turizmin e ka bashkudhëtarin e të gjithë muajve”, – shkruan ministrja.