Gjeorgjianët votojnë në zgjedhjet presidenciale

Votuesit në Gjeorgji janë duke votuar në zgjedhjet presidenciale, të cilat mund të nxjerrin fitues një kandidat femër, për herë të parë në shtetin e Kaukazit, transmeton REL. 

Zgjedhjet presidenciale të 28 tetorit, do të jenë të fundit, ku presidenti i Gjeorgjisë do të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë. Më 2017, Kushtetuta është ndryshuar në mënyrë që presidenti i vendit të mund të zgjidhet nga votat e 300 anëtarëve të Kolegjit Elektoral, që do të përbëhet nga përfaqësues politikë parlamentarë, lokalë dhe rajonalë.

Kryeministri Mamuka Bakhtadze ishte ndër të parët që votoi në kryeqytetin Tbilisi.

“Kam votuar për prosperitet, për traditat gjeorgjiane dhe për zgjedhjen tonë evropiane”, tha ai pas votimit.

Rreth 3,5 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje të cilat po monitorohen nga vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Deri në mesditë, 16 për qind e trupit elektoral kanë votuar. Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ana Mikeladz tha se votimi është duke zhvilluar në mënyrë të qetë dhe ka pasur vetëm disa probleme të vogla procedurale.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 20:00, sipas kohës lokale.

Kandidate për presidente është edhe ministrja e Jashtme, Salome Zurabishvili, 66-vjeçare. Ajo po kandidon për postin e presidentit së bashku me 22 kundërkandidatë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button