Padi penale edhe për një person i cili ka rrezikuar sigurinë e deputetëve

Edhe një person është paditur në lidhje me kërcënimet publike që po bëhen në rrjete sociale në adresë të personaliteteve publike. Rasti i fundit ka të bëjë me një person nga Manastiri i cili me materialin që ka shpërndarë në rrjetin social Facebook ka rrezikuar sigurinë e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Portalb.mk.

Nga MPB njoftojnë se SPB Manastir në koordinim me Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë dixhitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Publike përkatëse do të ngrisin akt padi për personin .A.S. (30) nga Manastiri, për shkak se siç thuhet në kumtesë, personi në fjalë ka shpërndarë në rrjetet sociale material i cili rrezikon sigurinë e deputetëve të Kuvendi të Republikës së Maqedonisë, dhe ka përmbajtje raciste dhe ksenofobike.

Personi në fjalë akuzohet në bazë të nenit 144 për “Kërcënim të sigurisë” dhe nenit  394-g “Shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike nëpërmjet sistemeve kompjuterike” nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Pas konsultimeve me Prokurorinë themelore në Manastir A.S është thirrur në bisedë zyrtare në stacion policor ku ka shpjeguar se materialin e ka shpërndarë për mes telefonit të tij.

Nga MPB thonë se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë dixhitale do të vazhdojnë me punën e tyre dhe sanksionimin e rasteve të tilla. Dhe se çdo qytetarë mundë të paraqes raste të tilla në [email protected].

Maqedoni, Policia dhe Prokuroria në ofensivë me padi penale kundër kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button