Një tërmet i fuqishëm ka goditur Rumaninë

Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë sipas Rihterit ka dridhur sot në mëngjes pjesën qendrore dhe lindore të Rumanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti nacional rumun për fizikë njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar në rajonin Vrancea edhe atë në thellësi prej 150 kilometrave.

Dridhja e tokës ka zgjatur disa sekonda, ndërsa është ndjerë edhe në Ukrainë, Moldavi dhe Bullgari.

Tërmeti në orët e hershme të mëngjesit shkaktoi panik në mesin e njerëzve, ndërsa nga ndihma e shpejtë mjekësore në Bukuresht lajmërojnë se kanë marrë dhjetëra telefonata për ndihmë të qytetarëve që kanë pësuar shok nga paniku.

Deri tani nuk ka raportime për viktima në njerëz dhe dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button