Katrugalos: Greqia do të ratifikoj Marrëveshjen e Prespës

Njeriu që po shqyrtohet nga Qeveria greke si ministër alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë pas dorëheqjes së Kocias , Jorgos Katrugalos në një intervistë për gazetën greke “Real Njuz” theksoi se deri në mars të vitit të ardhshëm, nëse përfundohet procesi i rishikimt të Kushtetutës në Maqedoni , Marrëveshja e Prespës do të kalojë pa asnjë dyshim në Parlamentin grek, transmeton Alsat M. 

“Ky është një zhvillim shumë pozitiv që tregon se Marrëveshja e Prespës e mbanë momentin e saj. Për të dy popujt tanë, kjo do të thotë përfundim i një kontestit të hidhur, i cili ka mundur të përfundojë pozitivisht që në vitet e 90-ta. Por gjithashtu është hap i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe gjithmonë ka qenë fuçi baruti në Evropë. Deri në mars të vitit 2019, nëse përfundon procesi i rishkimit në Shkup, marrëveshja do të vijë për ratifikim në Parlament. Nuk kam asnjë dyshim për atë si do të votohet”, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Katrugalos gjatë intervistës e përmendi edhe fillimin e linjës ajrore Athinë-Shkup të kompanisë greke “Aegean Airlines”, e cila pas 10 viteve pritet të aktivizohet me 1 nëntor me fluturime dy herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button