Rritet konsumimi i marihuanës nga të rinjtë në Kosovë, policia në aksion

Narkotikët dhe përdoruesit e drogës po vazhdojnë të paraqesin sfidë për institucionet e Sigurisë në Kosovë. Detyrë edhe më e rëndë po konsiderohet ndalimi i shpërndarjes drogave nëpër shkollat fillore dhe të mesme.

Nga të dhënat e poseduara, numri i konsumuesve të drogave dallon varësisht prej llojit, shkruan Lajmi.net.

Kështu ka konstatuar Policia e Kosovës, teksa shtojnë se numri i konsumuesve të heroinës ka rënë dukshëm, ndërsa është rritur numri i personave që konsumojnë marihuanë.

Sipas rasteve të regjistruara në polici, mosha tek të cilat më së shumti frekuenton droga, është 21 deri në 35 vite.

Kësisoj, lidhur me veprën penale të posedimit, shpërndarjes apo shitjen e paautorizuar të narkotikëve, nga periudha janar-gusht të këtij viti janë arrestuar gjithsej 1 mijë e 392 persona.

Nga 1 mijë e 487 persona të dyshuar lidhur me këtë vepër penale,  57 prej tyre janë femra.

Gjatë të njëjtës periudhë janë konfiskuar mbi 536 kilogram marihuanë, që paraqet ulje të sasisë për rreth 43 kilogramë të konfiskuar gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button