Dorëheqja e Xhafajt, jehonë në mediat ndërkombëtare

Dorëheqja e papritur e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pushtuar vëmendjen e shtypit vendas, por është pasqyruar edhe tek disa media të huaja.

Gazeta me e madhe e Minesotës në SHBA, Star Tribune, përcjell shkrimin e Associated Press ku nënvizohet se përmes twitterit, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë pranimin e kësaj dorëheqjeje pa dhënë ndërkohë asnjë shpjegim tjetër.

Përmendet po kështu fakti që Xhafaj vendos të largohet pas operacionit në vazhdën e të cilit përfunduan në pranga më shumë se një duzine të dyshuarish si të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar, përcjell Klan Kosova.

Mes të arrestuarve, kanë qenë dhe dy ish-ligjvënës të Partisë Socialiste. Edhe Xhafaj vetë nuk jep shpjegime përveç faktit se dorëheqjen, e ka paraqitur vullnetarisht.

Ndër të tjera, përmendet edhe gjetja e shpejtë e zëvendësuesit Sandër Lleshi nga Rama, për të cilin thotë se do t’i sjellë postit “energji të reja pozitive” si dhe përshëndetja e bërë këtij zhvillimi nga ana e Partisë Demokratike, që e përshkroi si hap të rëndësishëm në luftën e saj për pastrimin e politikes nga krimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button